Qe prej dites se djeshme eshte grumbulluar ne Shkoder kombetarja shqiptare e boksit e cila ka nisur kesisoj punen per evenimentet e rendesishme nderkombetare ku do te marre pjese gjate ketij viti.

Trajneret Zef Gjoni, Lazarin Vila e Jetmir Kuçi kane ne dispozicion boksieret me te mire aktualisht te vendit, duke filluar nga emra si Alban Beqiri, Ani Haxhillari, Arjon Kajoshi, Geljan Rajku etj, nderkohe qe ne ditet ne vazhdim atyre do t’u bashkohet edhe nje tjeter kampion si Nelson Hysa.

Kombetarja kuqezi e boksit do te qendroje e grumbulluar ne Shkoder per te pakten dy jave dhe me pas, duke shpresuar per nje mbeshtetje edhe te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, t’i mundesohet nje stervitje e perbashket me kombetaren italiane ne vendin fqinj.

Sipas trajnerit te kombetares tone Zef Gjoni, objektivi kryesor per momentin i boksiereve tane eshte qe te pergatiten sa me mire ne menyre qe ne fund te muajit shkurt kur te zhvillohen kualifikueset e Olimpiades, te mund te sigurojne nje bilete per ne evenimentin me te rendesishem te sportit boteror./SHKODRA-SPORT.COM/