Faleminderit Vllazni! Kjo deklaratë e trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, ndoshta është keqinterpretuar në media, kështu që ishte e nevojshme që vetë protagonisti të jepte shpjegimin e tij në “Elite Show”.

“Kur mbaroi ndeshja, të gjithë tifozët ishin me ne. Thashë faleminderit, sepse kemi shumë respekt për tifozët e Vllaznisë. Ishte e çuditshme se të gjithë tifozët shkodranë ishin me ne, kjo ishte e gjitha, prandaj thashë faleminderit Vllazni”.

Përballë Partizanit në “Final Four”: Ka shumë rivalitet mes Partizanit dhe Skënderbeut. Ndeshjet edhe këtë sezon ishin të bukura dhe interesante. “Final Four” është tjetër gjë, një ndeshje, Partizani është shumë i fortë, por ne jemi Skënderbeu, jemi shumë të motivuar të shohim si do të dalim të premten.”

Skënderbeu, pa presion: “Kjo është plus, sepse nuk kemi presion si Shkodra, Partizani apo Egnatia. Ne luftojmë për trofeun, jemi këtu, pa presion të madh.”

Barazimi me Laçin, momenti i kthesës: “Ishim afër “play out”-it, pastaj një top që ra na dorë, penallti për ne. Pas golit, nga frika që mund të shkonim në “play out”, kaluam në ambicien për “Final Four”.”