Korçarët do të presin në shtëpi Vllazninë në javën e nëntë të kampionatit. Skënderbeu-Vllaznia do të luhet këtë të shtunë në orën 17:00 në stadiumin Skënderbeu të Korçës. Sfida e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit vë përballë dy ekipe me traditë në futbollin shqiptar, të cilët këtë sezon kanë ambicie të mëdha.
Korçarët vijnë pas humbjes 2-0 me Laçin dhe ndaj shkodranëve do të kërkohet reagimi, por sigurisht nuk do të jetë aspak e lehtë. Kështu mendon edhe trajneri Ivan Gvozdenovic i cili nuk i beson krizës së Vllaznisë, por shprehet se shkodranët luajnë një futboll të mirë dhe ndaj tyre nuk do jetë aspak e lehtë.
“Jemi pergatitur mire per kete ndeshje. Vllaznia eshte nje skuader e forte fizikisht, luan mire ne ajer, ka nje tranzicion pozitiv te mire. Une kerkoj nga skuadra perqendrim nga minuta e pare dhe deri tek e fundit dhe do te bejme presing lart.
Do na mungoje Pecani qe ka nje problem muskular, ndersa Nikaj do te jete gati per neser. Vllaznia ne krize? Ajo mund te jete ne krize vetem per piket, por sa e kam pare une ne dy ndeshjet e fundit ndaj Dinamos dhe Tiranes, nuk ka pune krize sepse luajne mire ne fushe. Por ne shohim vetem veten tone dhe duhet te futemi ne fushe per te fituar”- eshte shprehur Gvozdenoviç.
Një rikthim në Korçë edhe për Migen Memellin, i cili këtë sezon është ulur në stolin e Vllaznisë dhe sfida e nesërme do të jetë mjaft e veçantë dhe për të.
“Neser eshte nje ndeshje Skenderbeu kunder Vllaznise dhe jo nje ndeshje Ivani kunder Memellit, apo Memelli kunder Ivanit. Kjo eshte nje ndeshje e zakonshme futbolli, ku padyshim qe do te futemi ne fushe per ta fituar”- eshte shprehur Gvozdenoviç.
Sa i përket gjendjes së ekipit, Skënderbeu e ka grupin e plotë me përjashtim të Rei Pecanit. Meafushori ka pësuar një dëmtim gjatë angazhimit me kombëtaren u21 dhe do të mungojë ndaj Vllaznisë. Gjithsesi Gvozdenovic e ka në kokë formacionin startues dhe pritet t’i besojë Jurit vendin e Pecanit. Kujtojmë që mban vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë në 8 javë kampionat, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e 7 me 9 pikë./SHKODRA-SPORT.COM/