Një futbolliste shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave sportive në Finlandë në ditën e djeshme, pasi realizimi i golit nga ana e Gentiana Roçit ngjasonte me golin spektakolar të Kristiano Ronaldos ndaj Juventusit.
Roçi e cila është pjesë e ekipit JYPK, në takimin kundër Pallokisat ka mahnitur me golin e dytë për skuadrën e saj, në atë fitore të thellë me rezultatin 5-1.
Pas një krosimi të bukur në krahun e djathtë, futbollistja shqiptare ka bërë menjëherë rrafeshatën, duke ndalur topin në fundin e rrjetës.
Më pas Roçi gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera, por padyshim që goli i dytë për skuadrën e JYPK në atë takim do të mbahet mend gjatë nga ana e futbollistes shqiptare. /vipsport/