Hap krahun Neymar, tani ka një brazilian tjetër që duhet ndjekur me kërshëri në Ligue 1.Ylli i ri është 20-vjeçari Malcom, i cili është në sezonin e tij të tretë me Bordeaux dhe që shënoi një gol fantastik këtë të premte në ndeshjen kundër Dijon.Malcom vendosi të provonte nga një distancë e largët dhe gjuajtja e tij spektakolare ishte në perfeksion, me topin që përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin 2-1 Bordeaux.
Dhe para se të thoni që ishte thjesht një gjuajtje me fat, hidhini një sy golit që sulmuesi realizoi në fitoren që Bordeaux arriti të martën e kaluar ndaj Saint-Etienne (3-0).
Këtë sezon Malcom ka shënuar 6 gola në 16 ndeshje të Ligue, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli me 7 gola në total.Ai mbetet ende pas krahëve të bashkatdhetarit të tij të famshëm, Neymar, i cili ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje me Paris Saint-Germain, por Malcolm i ka kushtuar Bordeaux vetëm 5 milionë euro.
eduasportin.com