Basania ka arritur te marre nje fitore me shume vlere sot ndaj FC Arnisa ne shifrat 2-1, rezultat me te cilin i ka marre tashme edhe vendin e dyte ketij ekipi ne tabelen e renditjes.
Per trajnerin Fatjon Hasanaj ka qene nje fitore e mundimshme sepse skuadra vinte pas nje deshtimi javen e kaluar ne sfiden ndaj ekipit te Klosit. Nje gje te tille e ka shprehur ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje kur eshte shprehur:
“Ishte një fitore e mundimshme. U ndëshkuam në momentin më të mirë tonin. Terreni nuk na lejoi të luanim lirshëm. kemi punuar me ekipin për goditjet standarde dhe jam i kënaqur me rezultatin. Djemtë kanë bërë autokritikë pas humbjes me ekipin e Klosit, kanë marrë secili përgjegjësitë e veta dhe sot luftuan.
Jam shume i kenaqur me ritmin e lojes dhe me grinten qe shfaqen ne fushen e lojes. Tashme jemi te dytet ne renditje, por kjo nuk mjafton per ne sepse objektivi siç e kemi thene eshte vendi i pare”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Basanias Fatjon Hasanaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: