Një futbollist i Sauthempton ka shkruar sot emrin në librin e rekordeve të Premier Ligës, duke u bërë më i shpejti që arrin të gjejë rrugën e rrjetës në këtë kampionat, pas vetëm 7 sekondash lojë!
Sulmuesi 32-vjeccar Shejn Long ka gjetur rrugën e rrjetës në duelin ndaj Uotford vetëm pak sekonda pas vërshëllimës së fillimit të ndeshjes edhe pse topin e parë e kishte ekipi kundërshtar.
Në fakt, Uotford luajti topin e parë dhe e kaloi te Kathkart, por Long arriti të bllokonte largimin e mbrojtësit dhe të shfaqej i vetëm para portierit Foster, duke mposhtur këtë të fundit me tentativën e tij pas 7,69 sekondash.
Rekordi i mëparshëm i përkiste mbrojtësit të Totenhem, Ledli King, i cili në vitin 2000 shënoi pas rreth 10 sekondash lojë./vipsport/
