Kur ka mbetur edhe nje jave nga ndeshja e madhe ne Londer, Nelson Hysa ende nuk e ka te qarte se ke do te kete perballe ne ring sepse organizatoret e evendit ia kane ndryshuar kundershtarin, megjithate boksieri i njohur shkodran shprehet i bindur se do te fitoje ndaj kujtdo me te cilin do te ndeshet.
Kjo do te ishte fitorja e 19-te e tij ne boksin profesionist dhe e para ne Angli, ne nje atmosfere qe pritet te jete shume entuziaste dhe ku shume shqiptare pritet te mbushin sallen ku do te zhvillohen ndeshjet. Bashke edhe me promocionin e “Fists of Fire” nen drejtimin e Mondi Ndout dhe Melser Abdylit, perveç Hyses ne ringun e Londres do te ngjiten edhe Ani Haxhillari dhe Alban Bermeta.
Duke folur ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” Nelson Hysa shprehet i lumtur qe do te jete ne kete event dhe po ashtu ka dhe nje thirrje per te gjithe bashkeatdhetaret qe jetojne ne Angli per te ardhur me 22 nentor dhe per t’i mbeshtetur ata.
“Në fakt ka një interes të madh për ndeshjen nga shqiptarët që ndodhen në Angli. Unë kam një ndeshje shumë të rëndësishme, përkatësisht ndeshjen time të 19-të të boksit profesionist. Shkoj me 18 fitore, me moralin lart. Me pret një përballje shumë e vështirë. Dihet se ndeshjet në Angli janë shumë të forta, të niveleve të larta.
Shpresoj të bëj më të mirën dhe ato njerëz që do të vijnë të shohin të mbesin të kënaqur dhe të jenë me kokën lart për atë që përfaqëson boksin shqiptar. Të them të drejtën, këto muajt e fundit, së bashku me promocionin e “Fists of Fire”, Mondi Ndoun dhe Melser Abdylin, të cilët po angazhohen shumë dhe po i japin shumë boksit si presidenta të Vllaznisë, po bëjnë një ndeshje të tillë në Londër dhe po na japin dhe ne mundësinë të përfaqësohemi në ringjet ndërkombëtare.
U bej thirrje te gjithe shqiptareve qe jetojne ne Angli te vijne me 22 tetor per te na mbeshtetur. Te marrin nje flamur me vete dhe ta kthejme ate mbremje ne nje feste te madhe te shqiptareve ne Londer”-eshte shprehur boksieri Nelson Hysa.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: