Al Nassr i Cristiano Ronaldos do te luaje sonte ne oren 20.00 ndaj kampiones se Katarit Al Duhail ndeshjen e vlefshme per “Asian Champions League”. Interesimi per kete sfide eshte shume i madh dhe stadiumi ku do te luhet kjo ndeshje pritet te jete i stermbushur, nisur edhe nga rendesia e ndeshjes.
Por nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” meson se i pranishem ne kete ndeshje si i ftuar VIP do te jete edhe nje shqiptar. Pikerisht legjenda e Vllaznise dhe e kombetares shqiptare, Hysen Zmijani.
Ky i fundit prej dy ditesh ndodhet ne Arabine Saudite pas fteses qe ka marre nga drejtuesit e klubit Al Nassr per te marre pjese ne kete ndeshje shume te rendesishme. Ndonese ish- futbollisti shkodran ka luajtur para 30 vitesh per kete skuader, lidhjet kane vazhduar t’i mbajne dhe kjo eshte hera e dyte qe Zmijani eshte i ftuar nga klubi arab.
Kujtojme qe ai ka luajtur per Al Nassr ne vitet 1993-1995 dhe eshte shpallur dy here kampion me te dhe pikerisht per kete kontribut te dhene, arabet ruajne respektin maksimal per ish- futbollistin e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare.
Dhe Zmijani eshte ndjere vertete i suprizuar nga pritja qe i eshte bere, teksa pas pak minutash ai do te jete i ulur ne tribunen VIP per te ndjekur ndeshjen e Ronaldo & Co dhe per t’i mbeshtetur ato.
Gjergj KOLA