PAOK i Selanikut i ka dhënë sot fund makthit 34-vjeçar, duke fituar titullin e tretë kampion në historinë e tij. Klubi I Selanikut, ka siguruar vendin e parë matematikisht vetëm një javë para fundit të sezonit, me fitoren 5-0 ndaj Levadiakos, duke lënë 5 pikë mbrapa ekipin e Olimpiakosin e mbyllur diskutimet.
Siç pritej, pas ndeshjes ka shpërthyer festa në stadium, por edhe në rrugët e qytetit, ku me mijëra tifozë kanë festuar këtë titull që pritej prej shumë kohësh. Tifozët kanë ndezur fishekzjarrë duke festuar këtë ditë të shënuar për ta, për një titull që udhëton shumë rrallë drejt Selanikut.
Sa u përket skuadrave të futbollistëve të kombëtares shqiptare, Arisi mbetet në vendin e pestë, ndërsa Panathinaikos në të 7-in. Ndërkohë, PAS Janina e Andi Lilës për momentin është në zonë e ftohtë dhe nëse nuk fiton në javën e fundit, rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria./vipsport/