Në ndeshjen kundër Kosta Rikës u bë personazh i njohur në botën e internetit për rrokullisjen e tij në tokë pasi u shty nga Ederson pasi po festonte golin që i dha suksesin skuadrës së tij. Ndaj Meksikës, një tjetër festim i Tite e ka bërë atë personazhin e ditës më rrjetet sociale.

Në momentin kur Firmino dërgoi në rrjetë topin për golin e 2-0 ndaj Meksikës duke vulosur kualifikimin e Brazilit në çerekfinalet e Rusi 2018, edhe Tite vrapoi me shpejtësi drejt grumbullit të lojtarëve që po festonin këtë sukses.

Pamja e tij është edituar dhe është përfshirë në një montazh video që e shfaq atë duke vrapuar në skena të ndryshme, si të filmave, apo gjatë Luftës së Dytë Botërore, montazh i cili është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Nëse Brazili do të vazhdojë me fitore të tilla të ethshme të minutave të fundit, me siguri që Tite do të bëhet protagonist edhe në ditët në vijim.