Lojtari i momentit te Vllaznia eshte Fjoart Jonuzi. Jo vetem per trofeun e “lojtarit me te mire te muajit” qe sapo fitoi, jo vetem per 5 golat e shenuar ne 6 ndeshjet e fundit, por edhe per lojen e shkelqyer qe vazhdon te zhvilloje duke qene nje nga me te rendesishmit e kesaj skuadre.

Ai eshte nga Kukesi dhe po luan sezonin e ri te trete ne Shkoder, qytet qe ka filluar tashme ta kete shume per zemer. Shumekush e njeh Jonuzin vetem permes fushes se lojes, por kuptohet qe ai ka nje jete edhe jashte futbollit.

Pikerisht per kete arsye, gazetarja Marinale Matija permes nje interviste ndryshe, ka vendosur te sjelle per sportdashesit anen tjeter te mesfushorit te Vllaznise. Numri 8 i kuqeblu shpjegon arsyen pse Shkodra e ka bere per vete, flet per taven e krapit dhe pilafin me kos qe aq shume preferon.

Po ashtu, evidenton shokun e tij me te mire ne skuader, flet edhe per vajzat shkodrane qe i konsideron shume te bukura, por edhe per ngacmimet qe merr herepashere dhe menyren si u pergjigjet.

Jonuzi eshte pyetur nga Marinela edhe nese ka “don zhuane” ne skuader apo dhe te tjera gjera. Por ne fund, kuptohet qe ka patur vend edhe per nje kerkese per tifozet per ta mbeshtetur Vllaznine ne ndeshjen shume te rendesishme te se dieles ndaj Tiranes.

Te plote intervisten e plote te Fjoart Jonuzit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem:

https://youtu.be/ADMeLwlCi-k