Jeton prej vitesh ne Angli bashke me familjen e tij, por vazhdon te jete shume i lidhur me Shkodren e tij. E kemi fjalen per ish- boksierin e Vllaznise Admir Hardolli. Prandaj edhe kete fundviti ai ka lene Londren, per te ardhur ne qytetin e tij te lindjes dhe per t’i kaluar aty festat.
Nje nga kampionet e pare te boksit shkodran e shqiptar ne nje rrefim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” flet me shume nostalgji per ato vite te shkelqyera te kaluar ne sport, prej te cileve ruan kujtime te paharrueshme
Hardolli eshte takuar me koleget e tij, me trajnerin Gjoni dhe sebashku kane kujtuar shume momente te atyre viteve te para te boksit ne Shqiperi, kur njekohesisht filloi edhe dominimi i ekipit te Vllaznise, pikerisht fale talentit te ketyre djemve dhe po ashtu edhe punes se shkelqyer te trajnereve.
Femijet e Admirit nuk kane ndjekur asnjeri rrugen e sportit, por si tifoze natyrisht qe jane te zjarrte. “Jane tifoze te Vllaznise dhe kombetares shqiptare. I kam rritur me kete ndjenje dhe jam i lumtur qe ata ndjehen mire per kete gje. Kur luan Vllaznia, nuk ka Real apo Barcelone, por vetem Vllaznine shoh dhe kjo vlen edhe per femijet e mi”- shprehet ai.
Per me shume degjoni te plote intervisten e Admir Hardollit dhene per gazeten tone duke vizituar kanalin tone ne youtube permes linkut te meposhtem: