Ish-futbollisti i një sërë skuadrash të Kategorisë Superiore: Teutës, Luftëtarit, Kamzës, Vllaznisë, Kastriotit etj Alis Boci shpalosi klasin e tij në ndeshjen e fundit të divizionit të ulët të futbollit gjerman Kresliga 2 duke realizuar një gol spektakolar në hyrje të zonës me ekipin e tij Kosova Munchen.
Ai ka marre nje top te ardhur nga e djathta, e ka ndalur, ka shmangur nje kundershtar dhe me te majten e tij e ka derguar ne trekendes duke e lene krejtesisht te habitur portierin kundershtar.
Boci po ben nje sezon shume te mire me kete ekip dhe trajneri e ka spostuar nga mbrojtja ne mesfushe, aty ku ka treguar nje forme shume te mire sportive dhe per rrjedhoje, ka shenuar edhe disa gola. Megjithate ky i sotmi besojme se eshte me i bukuri qe ka shenuar deri tani.