Fjoart Jonuzi ka dale sot bashke me trajnerin Goce Sedloski ne konferencen per shtyp, jo vetem per te ndihmuar ne perkthimin e tij, por ne fund ka dhene edhe nje opinion te vetin per ndeshjen e neserme ndaj skuadres se qytetit te tij, Kukesit.
“Normale qe eshte emocion per mua te rikthehem e te luaj ne vendlindjen time, megjithate kjo nuk eshte hera e pare sepse e kam bere kete gje edhe here te tjera keto vitet e fundit. Sa i takon ndeshjes, edhe une ashtu si trajner mendoj se Kukesi ka nje ekip shume te organizuar.
Pavaresisht se rezultatet e tij keto javet e fundit ndoshta nuk kane qene ato te duhurit, por kane bere lojera te mira, por megjithate ne do te shkojme me besimin e plote per te marre tre pike ne kete perballje.
Gol edhe ndaj Kukesit? Pse jo, une do ta provoj prape dhe nese shenoj do te jem i lumtur por e rendesishme eshte qe te marrim rezultatin e duhur dhe ne fund te festojme te gjithe bashke ne fund te ndeshjes”- eshte shprehur mesfushori Fjoart Jonuzi./SHKODRA-SPORT.COM/