Me pare zgjodhen rrugen e largimit edhe emra te tille te nderuar si sportiste e trajnere duke filluar nga Alban Volumi, Ilir Dibra, Fatjon Serhati etj. Tashme ishte rradha e tij. Ish- boksieri dhe trajneri i njohur i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare, Jozef Sermi, nga sot ka nisur nje jete te re.

Dhe jo ketu, por ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai ka fituar lotarine dhe per rrjedhoje sebashku me bashkeshorten dhe vajzen e tij mengjesin e sotem kane marre avionin per te lene njehere e mire Shqiperine.

Kuptohet qe largimi i kuadrove te tille te sportit nuk eshte diçka e mire megjithate ky eshte realiteti i vendit tone aktualisht qe nuk ofron asgje dhe sakrificat e ketyre njerezve asnjehere nuk arriti t’i shperbleje.

Per rrjedhoje, ata vendosin te emigrojne. Kuptohet qe pa e patur mendjen nese do ta ndjekin pasionin e madh te jetes se tyre atje ku do te shkojne, por me misionin e qarte per te menduar per te ardhmen e tyre dhe te familjes.

Jozef Sermi perpara largimit, ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” ku flet per gjithçka, duke filluar nga hapat e pare ne karrieren sportive e deri tek ditet e fundit te stervitjes ne palester.

“Po largohem por do jem gjithnje prane ekipit. Do jem per te festuar bashke me ta momentet e triumfit dhe suksesit, por do jem me ta edhe ne momentet e veshtira nese do te kene. Kjo palester eshte jetaime”- thote nder te tjeraSermi, nderkohe qe intervisten me te mund ta ndiqni ne kete video: