Me nje pervoje shume te madhe ne futboll, amerikania 29 vjeçare Julia Ann Sattler ka mberritur ditet e fundit per te dhene eksperiencen e saj tek Vllaznia, fillimisht ne arenen nderkombetare.
Futbollistja me shume pervoje ka ardhur nga kontinenti i larget menjehere sapo i ka dale ne pah je oferte e tille nga presidenti i Vllaznise Lazer Matija.
Ne nje prononcim per “Shkodra Sport” sot pas prezantimit, Julia ka dhene dhe arsyen pse ajo sot eshte bashkuar me ekipin shkodran duke thene:
“Tek Vllaznia më ka bërë për vete ekipi, historia dhe të gjitha këto para se të vija. Kur kam ardhur këtu kam gjetur ambientin, strukturat dhe të gjitha gjërat që më kanë bërë të ndihem shumë mirë”.
Nderkohe me keto perforcime te bera, te gjithe ne Shkoder tashme presin kualifikimin e Vllaznise ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes. E pyetur ne lidhje me kete, mesfushoria amerikane shprehet:
“Une mendoj që mund të kualifikohemi. Ekipi ka potencialin, karakterin e duhur per kete gje. Ne punojnë shumë dhe mendoj që patjetër do kalojmë. I kemi të gjitha mundesite per ta bere kete gje”.
Ndeshja e 20 gushtit do te luhet ne Poloni dhe ne fakt ky eshte nje disavantazh per Vllaznine e cila po te luante ne “Loro Boriçi” do te kishte mbeshtetjen e shume tifozeve.
Por Julia Ann Sattler mendon se edhe pa tifozet, skuadra eshte e pergatitur per t’ia dale me sukses. “MEndoj se ekipi ka punuar shume dhe eshte pergatitur si duhet per kete ndeshje. Nuk mendoj se do te kete ndikim fakti qe do te luajme ne Poloni. E rendesishme eshte qe ne jemi gati”- eshte shprehur ajo./SHKODRA-SPORT.COM/