Ka lindur ne Itali, prej pese vitesh jeton ne Zvicer, por Shqiperine e ka ne zemer. Si rrjedhoje, sapo i kane bere oferte per te perfaqesuar kombetaren shqiptare, nuk ka thene “jo”, por eshte nisur menjehere per t’iu bashkuar asaj.
E kemi fjalen per 21 vjeçarin Flavio Meta. Diten e sotme ai sebashku me dy boksieret e tjere Geljan Rajku dhe Arjol Zeneli jane nisur drejt Budvas se Malit te Zi, per te marre pjese ne Kampionatin Europian U22 qe zhvillohet atje.
Perpara nisjes, Meta ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur: “Kjo eshte hera e pare qe perfaqesoj Shqiperine ne nje kampionat kaq te madh. Pergatitja qe kam bere eshte e mire dhe tani te shohim se çfare do te sjellin ndeshjet e Europianit.
Kuptohet qe perfaqesimi i Shqiperise me sjell nje emocion te madh. Deshira tashme u plotesua dhe me mbetet ta justifikoj me paraqitje te mira ne ring. Jam pergatitur per te synuar medalje ne Europian dhe shpresoj t’ia dal”.
Te plote prononcimin e boksierit Flavio Meta qe ne kampionatin shqiptar ka perfaqesuar Vllaznine, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: