Terbuni ka marre diten e djeshme fitoren e dyte rradhazi ne kampionat. Pas asaj te javes se kaluar ndaj Basanias, skuadra pukjane arriti te fitonte edhe ndaj Veleçikut. Rezultati 1-0 i fiksuar ne kete takim u arrit me 11-metershin e shnderruar ne gol nga kapiteni Vildan Kaçubela.

Nje moment qe ne fakt ka sjelle nje polemike te madhe sepse koplikasit e kane konsideruar absurd menyren e akordimit te tij nga ana e arbitrit te ndeshjes, ashtu siç kane patur verejtje edhe per momente te tjera te arbitrimit te njeanshem gjate 90 minutave te tij.

Por krejt ndryshe mendon Kaçubela i cili mendon se fitorja e skuadres se tij ka qene mese e merituar sepse rastet dhe mundesite per te shenuar i patur edhe pa 11-metershin.

“Kishim edhe raste të tjera për të shënuar, por edhe 11-metërshi është pjesë e lojës. Kishim hyrë në lojë me qëllimin për të fituar. Shumë i kënaqur me fitoren, por edhe me lojën e djemve, të cilët dhanë shpirtin në fushë. Do të bëjmë maksimumin për të arritur qëllimin që kemi. Jam shumë i kënaqur për golat e shënuar”./www.shkodrasport.com/