Do te zhvillohet kete fundjave ne Shkoder kampionati kombetar i boksit per te rritur, ne te cilin do te marrin pjese boksieret me te mire te te gjithe ekipeve te vendit, te cilet do te konkurrojne per t’u shpallur kampione sipas peshave respektive dhe natyrisht per te synuar edhe vendin e pare ne renditjen ekipore.
Vllaznia sakaq ka kohe qe i ka nisur pergatitjet per kete kampionat dhe tashme eshte ne fazen e fundit te tyre. Stafi teknik po ben gati edhe formacionin me te cilin do te perfaqesohet ne kete eveniment te rendesishem ku padyshim qe objektivi eshte vetem fitimi i titullit kampion.
Trajneri Zef Gjoni ne nje komunikim qe ka patur sot me mediat nuk ka bere te ditur te gjithe listen e emrave qe do ta perfaqesojne Vllaznine ne kete kampionat, kuptohet per te mos nxjerre “armet sekrete” para kundershtarit, por nga ana tjeter ka zbuluar se pjese e ekipit do te jete edhe boksieri Arjon Kajoshi, pavaresisht asaj çfare i ka ndodhur ditet e fundit.
Synimi i boksiereve kuqeblu sigurisht qe eshte fitimi i titullit te 26-te kampion te Shqiperise si ekip. Kujtojme qe ndeshjet e dites se pare te kampionatit do te nisin te premten ne oren 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, te shtunen po ne te njejten ore, ndersa finalet do te zhvillohen diten e diele ne oren 11:00./www.shkodrasport.com/