Ai eshte kapiteni i Basanias dhe padyshim qe ka meriten e jashtezakonshme tek suksesi i kesaj skuadre, ngjitjen ne kategorine e dyte. Albert Mila eshte lumturuar se tepermi bashke me te gjithe pjestaret e kesaj skuadre sepse objektivi u arrit, megjithate kane edhe nje tjeter perpara: Shpalljen kampion te kategorise se trete. Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Jo vetem ndeshja e fundit kunder Arnises, por i gjithe kampionati ka qene shume i veshtire. Megjithate ne ia dolem. Kjo sepse me grupin qe kemi, asgje nuk eshte e veshtire. Une e them me plot goje se pika me e forte e Basanias eshte grupi i lojtareve qe ajo ka. Tashme na ka mbetur ta fitojme edhe titullin kampion dhe besoj se ne finale do te shprehemi me mire sepse do te luajme pa presion”.

Po ku e sheh te ardhmen e tij Albert Mila? Sulmuesi duket se e ka vendosur qe tani dhe pergjigjen e ka gati kur shprehet: “Ndjehem jashtezakonisht mire tek Basania dhe jam shume i sigurte se do te jem edhe sezonin e ardhshem serish ketu, me te njejtat objektiva dhe ndoshta edhe me lart”.

Te plote prononcimin e kapitenit te Basanias Albert Mila mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: