Terbuni ka gjetur fitoren e pare pasditen e djeshme teksa ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin e Basanias ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes. Nje fitore mese e merituar e ketij ekipi qe tregoi me shume vlera sesa kundershtari ne fushen e lojes.
Lojtari i ndeshjes ka qene kapiteni Vildan Kaçubela. Ai ka dhene asistin e golit te dyte shenuar nga Jurgen Gjini dhe me pas ka shenuar vete te tretin, ate qe mbylli ndeshjen. Pas ndeshjes vete ai eshte shprehur i lumtur per kete fitore te arritur.
“Ka qene nje fitore mese e merituar sepse treguam shpirt gare. Djemte ishin 100 per qind te karikuar dhe u futem ne fushe me qellimin e vetem per te fituar, dhe ia dolem. Shenova nje gol dhe dhashe nje asist e kjo me ben shume te kenaqur qe i sherbeva ekipit ashtu si duhet.
Me Gjinin eshte sezoni i dyte qe luajme bashke dhe mund te them se jam shume i kenaqur. Merremi vesh shume mire me njeri- tjetrin ne fushen e lojes dhe gjithnje mundohemi t’i sherbejme ashtu si duhet ekipit.
Synimi i Terbunit kete sezon padyshim qe eshte ngjitja ne kategorine e pare. Kemi punuar shume gjate kesaj periudhe dhe mendoj se gradualisht do vijme duke u ngjitur ne renditje, per te shkuar ne fund ne vendin e pare te renditjes”- eshte shprehur Kaçubela./www.shkodrasport.com/