Me nje futbollist me pak si ne ndeshjen e pare ashtu edhe ne te dyten, por me ndryshimin e madh se ndaj Partizanit B u mund me rezultatin 4-0, ndersa ne sfiden e dyte nga Bulqizes fitoi me shifrat 2-1. Ky eshte starti i kampionatit per ekipin e KF Shiroka i cili konsiderohet nje nga pretendentet e kampionatit te kategorise se trete per kete sezon.

Sfida e se dieles ka qene jo pak e veshtire por ne fund ekipi shkodran ia ka dale me sukses te marre tre piket e para te kampionatit. Per kampionatin e ketij ekipi Mersian Muliu gara sapo ka nisur dhe shanset per t’u ngjitur nje kategori me lart jane ende ne loje.

“Në pjesën e dytë hymë në fushë për të fituar ndeshjen pasi nuk ishte e kuptimtë të humbnim në shtëpinë tonë. Nuk kemi kohë për gabime. Ndeshja e dytë është, kemi kohë për të riparuar. Për aq kohë sa kemi pasur në dispozicion, kemi bërë mirë. Mund të them që bëmë më mirë se ndeshjen e parë, por çdo javë do të vijmë duke u përmirësuar.

Pas dëmtimit m’u deshën shumë ndeshje për të ardhur në formë. Të Vllaznia duhet shumë punë për të fituar një vend në ekip. Të them të drejtën më kanë bindur edhe fjalët e drejtuesve të Shirokës. Shpresoj që të shkoj sa më lart. Këtë sezon objektiv është Kategoria e Dytë”- eshte shprehur Muliu.

Te plote prononcimin e kapitenit te KF Shiroka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: