Dita e neserme do te na sjelle ne vemendje nje sfide shume interesante e cila eshte e gjitha per t’u ndjekur. Ajo ne mes dy ekipeve kampione te Shqiperise dhe Kosoves ne futbollin e femrave, Vllaznise dhe Ep Com Hajvalia, e cila do te startoje duke filluar nga ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Nje ndeshje qe pritet me interes ne kampin shkodran dhe kjo duket qarte edhe ne fjalet e kapitenes Esmeralda Franja thene gjate konferences se shtypit gjate dites se sotme kur eshte shprehur:
“Ndeshjet e Champions League sjellin gjithmone emocione te veçanta, ndonese per mua mbase mund te jete kthyer ne rutine kjo gje sepse me Vllaznine marr pjese prej 10 vitesh ne kete kompeticion te rendesishem, por serish kam emocione.
Objektivat tona gjithmone mbeten te njejta per te kerkuar suksesin e rradhes.
E rendesishme eshte qe kemi ruajtur grupin e vjetshem dhe atij i jane shtuar edhe lojtare te tjera dhe sigurisht qe objektivi eshte kalimi i turit. Sa i takon ndeshjes me Hajvaline sigurisht qe ka emocione ne vetvete sepse jane dy ekipe qe flasin shqip e po ashtu ne rradhet e ketij ekipi ka lojtare qe kane qene pjese e jona ne vitet e kaluara.
Megjithate objektivi eshte fitorja. Gjendja e ekipit eshte e mire sepse kemi nje muaj qe stervitemi fort dhe ka ardhur koha te shperblehemi me rezultate ne fushen e lojes”- eshte shprehur nder te tjera kapitenia e Vllaznise Esmeralda Franja./SHKODRA-SPORT.COM/