Karateistja lezhjane Mikela Skandaj e mbyll Kupen e Botes ne vendin e katert. Padyshim qe kjo mund te konsiderohet nje arritje e madhe per kete sportiste, ne pjesmarrjen e saj te par ene nje eveniment kaq te rendesishem, por ne fakt mundesite kane qene per te shkuar me tej. Megjithate 15 vjeçarja eshte penalizuar nga arbitrimi i njeanshem.

Talentja lezhiane konkuroi ne dy stile te ndryshme, kata e kumite individuale. Ne diten e pare Mikela fale talentit qe zoteron arriti te futet ne 8 me te mirat e Botes duke demostruar formen e saj te shkelqyer. Edhe pse konkuroi perballe konkurenteve me moshe me te madhe, pasi shorti e vendosi ne grupin e veshtire te moshes nga 15 deri 18 vjeçe por ajo arriti te grumbullonte 47,6 pike me nje mesatare 8,4 e cila e renditi ne vendin e 4-te ne renditjen perfundimtare.

Por edhe ne diten e dyte talentja lezhiane dhuroi spektakel duke treguar nje performance te shkelqyer. Edhe ktu Mikela Skandaj arriti te futej ne 8 me te mirat. Ne garen qe do ta çonte Mikelen pran medaljes erdhi edhe çudia me e madhe e ketyre garave.Konkurentja e saj ishte nje 17 vjeçare italiane dy vite me e madhe se Mikela, me peshe e kilograme dukshem me e madhe e cila stervitej nga arbitri kryesor i takimit!!!

Por edhe pse kishte diference ne vite e peshe, Mikela e nisi vrullshem takimin duke e bombarduar me goditje te shpejta kundershtaren e saj te cilen e detyroi dy here rresht te therriste ndihmen e shpejte, por arbitri me dashje nuk i jepte pike Mikeles. Pas protestes qe beri trajneri I saj, arbitri e barazoi takimin duke e çuar ne kohen shtese.

Edhe ketu Mikela demostroi forcen e saj duke e nxjerr jashte vijave te fushes kundershtaren e saj por edhe ketu arbitri mbylli syte duke e perfunduar kohen shtese ne barazim. Ketu vjen çudia e madhe kur arbitri anesor ngren lart flamurin e bardhe nga krahu ku ishte Mikela Skandaj per t’i dhen fitoren por kryesori e anullon dhe mbas pak minutave shpall fituese patrioten e vet duke i vjedhur haptas medaljen Mikeles. Nje veprim i tille i njeanshem shihet qarte edhe ne videon e meposhtem: