Kategoria e Dytë e futbollit në Shqipëri zhvilloi dje javën e nëntë. Në Përmet, vendasit humbën 0-2 me Labërinë. Në një fushë që nuk dukej bari dhe të mbuluar nga uji, miqtë nga Vlora bënë detyrën në një moçal.
Tej kushteve të vështirë atmosferike dhe në një fushë që nuk mund të luhej futboll normal, Labërisë iu anullua edhe një gol në fundin e sfidës.
Ka qenë një krosim nga e djathta e sulmit, me mbrojtësin e Përmetit që e ka dërguar topin në portën e tij. Arbitri mori vendimin për të anulluar gjithçka në mënyrë të pakuptimtë.
Anullimi i nje goli te tille sigurisht qe ve perpara pergjegjesise se madhe arbitrin e ndeshjes, i cili ne rradhe te pare nuk duhej te pranonte zhvillmin e ndeshjes ne kushte te tilla.