Sulmuesi 18 vjeçar Kevin Dodaj eshte shfaqur edhe njehere protagonist me ekipin Vllaznia U19. Keshtu ka ndodhur ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes (te fituar 3-0), kur ai shenoi dy prej golave te ketij suksesi.

Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje, ai eshte shprehur: “Jam shume i lumtur me ecurine e ekipit dhe me ecurine time dhe shpresoj qe te vazhdojme keshtu, por çdo ndeshje duhet ta marrim me rradhe ne menyre qe te arrijme objektivin tone ne fund te sezonit.

Kuptohet qe fitimi i titullit kampion eshte i arritshem, megjithate duhet te vazhdojme te luajme ne kete menyre. Po luaj me ekipin U19, por edhe te ekipi i pare jam rregullisht pjese e tij. Te dy ato jane ekipet e mia dhe do te bej me te miren per to.

Dedikim per golat? Po, dua t’ia dedikoj nenes time qe ishte e pranishme ne kete ndeshje dhe per me teper dje ka qene edhe festa e nenes dhe prandaj keto gola shkojne per te”./wwww.shkodrasport.com/