Nje prekje me majen e kembes ne minuten e 93-te i ka mjaftuar qe te dergonte topin ne rrjete dhe te ngrinte ne kembe gjithe stadiumin “Loro Boriçi”. Kevin Dodaj ka shenuar pasditen e sotme te parin gol ne kampionat me Vllaznine dhe per fat ka rezultuar nje gol shume i rendesishem sepse i dha fitoren asaj ne sfiden ndaj Dinamos.
Vete 18 vjeçari eshte shprehur i lumtur pas kesaj ndeshje, kur per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Jam shume i lumtur per kete gol sepse endrra ime e madhe ka qene te shenoja per Vllaznine dhe ia dola me kete gol te rendesishem. Debutimin me ekipin tim te zemres e kam bere para disa javesh dhe prisja kete gol qe erdhi sot.
Ky do te jete goli qe do t’u hape rrugen shume te tjereve qe une do te shenoj per Vllaznine. Me shume jam i gezuar qe goli i sotem na dha fitoren dhe njekohesisht me te siguruam perfundimisht edhe “Final 4″.
Trajneri Brdariç me dha besimin duke me futur ne loje dhe sigurisht qe kjo solli edhe golin. Natyrisht qe une shpresoj te kem besimin e tij edhe ne te ardhmen. Ne shpresojme qe te kapim edhe vendin e pare. Golin ia dedikoj tifozeve te Vllaznise sepse pergjate 90 minutave na mbeshteten papushim. Besoj se edhe babai do te jete shume i lumturuar per kete gol sepse ashtu si dhe une, edhe ai mezi e ka pritur kete moment”./www.shkodrasport.com/