Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes ekipit KF Shiroka dhe atij malazez te Arsenal Tivat. Ky i fundit siç dihet eshte ekip i Superliges se Malit te Zi, por kishte ardhur ne Shkoder me formacionin e dyte ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Kane qene miqte nga Tivati ata te cilet kane kaluar te paret ne avantazh. Ne minuten e 22-te ka qene kapiteni i ekipit malazez Kroshelan i cili ka bere gjithçka mire brenda zones shkodrane dhe ne fund ka gjuajtur tokazi duke e derguar topin ne rrjete. Me kete gol dhe me avantazhin e miqve 1-0 do te mbyllej pjesa e pare.
Ne fillimin e pjeses se dyte, pavaresisht se trajneri Axhani beri disa zevendesime, loja e KF Shiroka jo vetem qe nuk ka rene por eshte permiresuar dhe lojtaret e saj kane pare herepashere drejt portes kundershtare.
Ne minuten e 66-te nderkohe pas nje goditje kendi, topi preket me dore nga njeri prej futbollisteve te Arsenal Tivat dhe arbitri Gemi shume prane aksionit ka treguar doren drejt pikes se bardhe te 11-metershit.
Ate e ka marre persiper ta ekzekutoje Isack i cili eshte treguar i sakte dhe si rrjedhoje ka arritur ta dergoje topin ne rrjete dhe ne kete menyre i ka barazuar shifrat ne 1-1. Edhe pas ketij goli, perpjekjet e futbollisteve shkodrane nuk jane ndalur megjithate nuk ia kane dale dot te shenojne serish.
Ne kete menyre kjo ndeshje miqesore eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1. Kujtojme qe pak dite me pare KF Shiroka luajti miqesoren e pare ndaj ekipit Tirana B te cilen e fitoi me rezultatin 2-1. Ne ditet e ardhshme pritet qe skuadra e drejtuar nga Fatmir Axhani te zhvilloje te tjera ndeshje miqesore qe do te sherbejne per kolaudimin e saj ne prag te startit te kampionatit te kategorise se trete./www.shkodrasport.com/