Ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes ka shenuar serish duke sigluar fitoren 2-0 te Vllaznia U19. Klajti Halili vazhdon te beje detyren e tij, ta ndihmoje skuadren per te marre nje tjeter rezultat pozitiv. Ky ishte goli i tij i katert ne kete kampionat dhe sigurisht qe synimi eshte per te shenuar shume me teper.

Sulmuesi 19 vjeçar qe gjate veres firmosi edhe kontrate profesioniste me klubin kuqeblu, ka folur per “Shkodra Sport” ne lidhje me objektivat e skuadres se tij, por edhe ato personal per te cilat eshte shprehur:

“Jam i kënaqur me golin, besoj ishte i vlefshëm për këtë trepikësh. Duhet të shohim përpara për transfertën në Korçë dhe të bëjmë maksimumin dhe atje. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje, të punojmë sa më shumë me të gjithë stafin, në mënyrë që të arrijmë të japim më të mirën e mundshme.

Besoj se mund të jep ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit, duke parë edhe parametrat e ekipit tonë. Puna ime është të vazhdoj të stërvitem fort dhe të jap më të mirën time në çdo ndeshje”./www.shkodrasport.com/