Pas dy muajsh mbush 50 vjeç, por klasi i tij eshte ende prezent. Armando Cungu ne ndeshjen e djeshme miqesore te veteraneve te Vllaznise ndaj atyre te Ferizajt, ka treguar edhe njehere nje nivel te larte.
Per menyren si luante, menyren si organizonte lojen dhe shume detaje te tjera. Por edhe per ekzekutimin perfekt te goditjes se denimit. E beri kete gje ne nje moment ne pjesen e dyte dhe e dergoi topin ne rrjete.
Videoja qe shoqeron kete shkrim, e verteteton kete gje. Shume tifoze ne Shkoder vazhdojne te thone se Vllaznine i mungon prej vitesh nje futbollisti i tipit “Armando Cungu” dhe mbase kjo mund te jete e vertete.
Per menyren e shperndarjes se lojes, per shikimin periferik e detaje te tjera. Por edhe per ekzekutimin e goditjeve te denimit sepse Vllaznia ka kohe qe nuk shenon nga nje pozicion i tille ndonese eshte shume i preferuar./SHKODRA-SPORT.COM/