Ne ndeshjen e sotme ndaj Kukesi U21, ai ne mungese te kapitenit Egzon Shimaj ka mbajtur shiritin e kapitenit duke qene edhe lider ne fushen e lojed dhe duke kontribuar ne fitoren e Vllaznia U21 me shifrat 2-1, fitore me te cilen ajo ruan vendin e pare dhe diferencen me ndjekesit.

Klejdi Paloka po ben mire me kete ekip ku pas problemeve qe pati me ekipin e pare, ka rigjetur veten dhe i pyetur per te ardhmen e tij, ai shton se e rendesishme per momentin eshte fitimi i titullit kampion me ekipin U21 dhe ne vere do te shohe.

“Ka qene nje ndeshje e forte dhe e rendesishme per ne ishte marrja e fitores sepse donim te ruanin diferencen me ndjekesit. U be nje ndeshje e bukur, e luftuar, por ne fund triumfuam ne dhe po konfirmojme formen e mire qe po kalojme.

Kane mbetur edhe tre ndeshje deri ne fund dhe padyshim qe do te tentojme ta ruajme vendin e pare deri ne fund, megjithate fokusi yne eshte vetem tek ndeshja e rradhes, ajo me Teuten te cilen padyshim qe do te tentojme ta fitojme.

E ardhmja ime? E gjithe vemendja eshte e perqendruar tek ekipi U21 sepse dua ta fitoje titullin kampion me te dhe pastaj ne vere do te shoh se ku do te jem dhe çfare do bej”- eshte shprehur Paloka./SHKODRA-SPORT.COM/