Pas dy fitoreve ne dy ndeshjet e para, Terbuni i Pukes eshte “zgjuar” dhe ne dy ndeshjet e tjera arriti te fitonte duke u ngjitur tashme ne kuoten e 8 pikeve dhe duke iu ofruar vendeve te para te renditjes. Nje ecuri e pritshme kjo nisur nga perberja qe ka skuadra dhe investimi i bere.

Por duhet thene se fitorja e fundit ndaj Veleçikut ne shifrat 1-0 ka qene e veshtire dhe eshte arritur vetem permes nje 11-metershi te akorduar ne favor te skuadres pukjane, 11-metersh qe ne fakt u kontestua shume nga kundershtaret. Megjithate per futbollistin shkodran te Terbunit Klesti Troshani, fitorja ka qene mese e merituar.

“Pjesën e parë ishim të papërshtatur me ambientin, me fushën. Besoj se edhe tifozat janë të kënaqur. Jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe ekipi, po ashtu tifozat janë të lumtur për rezultatin e arritur.

Ky është futbolli. Nuk ka probleme në sulm, thjesht ekipi duhet të bëjë të pamundurën për të fituar. Të gjithë jemi njësoj këtu, sigurisht që mungesa e të gjithëve ndikon. Jam shumë i kënaqur me aktivizimin tim me Tërbunin, falenderoj të gjithë, ekipin, stafin.

Objektivi jonë për këtë vit është ngjitja një kategori më lart. Besoj që është shumë i arritshëm, por duhet punë. Secila ndeshje për ne duhet të jetë një finale”- eshte shprehur Troshani./www.shkodrasport.com/