Periudha e zezë për shumë klube italiane dhe vështirësitë ekonomike vijojnë… Këtë herë, klubi i radhës që duhet ta nisë nga Seria D, diletantët, ose ndoshta aspak, nëse edhe Bashkia nuk do ta marrë përsipër…
Bëhet fjalë për Rexhianën, që pas 99 vjetësh histori, ka komunikuar se nuk do të marrë pjesë në Serinë C.
Tifozët e kanë pritur me shumë zhgënjim, por video që po bën xhiron e uebit është ajo e tifozit të vjetër, që nuk përmban lotët…
Në video shihet duke qarë dhe duke prekur flamurin e klubit, duke thënë “Nuk bëhet kështu!”… Një skenë që të fut të dridhurat.