Rriten temperaturat në plazh, por edhe në rrjetet sociale dhe “fajin” e ka Pejana Elezi. Moderatorja e RTSH-së ka shfrytëzuar këtë fundjavë me diell për të shijuar pak pushim në bregdet.

Duke lënë pas studiot televizive ku drejton emisionin për Europa League dhe edicionet e lajmeve, ajo ka zgjedhur në fundjavë bregdetin në jug të Shqipërisë për të kaluar kohën dhe për ndjekësit e saj të shumtë ka treguar vetëm pak nga dita e saj me postime në rrjetet sociale nga Himara.

Larg ekranit të TV për një ditë, por Pejana në kostum banje ka tërhequr po aq shumë ndjekësit në rrjetet sociale… /vipsport/