Prej 5 javësh porta e tij është e paprekur. Kristi Qarri por edhe i gjithë ekipi i Vllaznisë po kalon momente të mira dhe kjo ka bërë që “oreksi” i kuqebluve të vijë duke u rritur. Vetë portieri në një prononcim për A2CNN është shprehur në këtë mënyrë:
“Po kalojmë një moment shumë të mirë, shoqëruar me 6 fitore rradhazi përfshi edhe atë të Kupës. Do luajmë ndaj një ekipi të fortë si Partizani dhe shpresoj që ne të ruajmë momentin e mirë dhe bashkë edhe me ndihmën e tifozërisë tonë të zjarrtë, ta fitojmë edhe këtë ndeshje.
“Për ndeshje si kjo me Partizanin, trajneri nuk e ka të nevojshme të na motivojë sepse duke qenë se përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, ne motivohemi vetëvetiu dhe jemi të karikuar për të hyrë në fushë dhe për të tentuar fitoren e rradhës.
Tifozët në Shkodër e duan shumë futbollin dhe mendoj se është i vetmi ambjent ku ndihesh vërtetë futbollist. Sidomos në ndeshjet në fushën tonë jemi shumë të fortë për shkak të tifozëve që na mbështesin fuqimisht dhe këtë e tregon edhe ecuria e mirë sepse kemi vetëm një humbje ndaj Egnatias në fushën tonë.
“Final Four” është një skemë e njëjtë për të gjithë. Por ne do të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për ta siguruar fillimisht atë, prandaj dhe objektivi ynë është ndeshja e rradhës, ajo ndaj Partizanit të cilën duam ta kalojmë me sukses”./SHKODRA-SPORT.COM/