Prej me teper se nje muaji ka vendosur te lere perfundimisht Shqiperine dhe te vendoset ne Gjermani. Ne vendin ku lindi dhe u rrit sepse mendon qe aty mund te kene me shume te ardhme femijet e tij dhe po ashtu edhe vete sepse nuk ka nder mend te heqe dore nga boksi.
E kemi fjalen per “Mjeshtrin e Madh”, boksierin e njohur shkodran Kristian Demaj i cili pavaresisht deshires per t’u angazhuar edhe ne politike, me qellim ndryshimin e shume gjerave ne Shqiperi, por e ka pare se kjo eshte e kote dhe prandaj eshte larguar per te mos e kthyer me koken pas.
“Nuk ia vlen me. E provova ne te gjitha menyrat, por ne Shqiperi funksionon nje sistem i kalbur ne te gjitha fushat e jetes, perfshi ketu edhe sportin. E kemi ngritur zerin shpeshhere per gjerat qe nuk funksionojne ne ate vend. Akoma edhe sot kur po mbyllet viti 2022, flasim per te njejtat probleme te sportit dhe asgje nuk ka ndryshuar, eshte e njejta situate.
Si rrjedhoje, nese ne vitin 2018 u largova drejt Gjermanise me koken pas dhe pikerisht prej kesaj, u ktheva serish, por kete here kur kam kaluar ne piken doganore te Muriqanit, te them te drejten e kam kthyer me koken pra sepse nuk mendoj te kthehem me te jetoj ne Shqiperi, sepse ne kete vend nuk mund te realizosh asgje nga planet dhe projektet tuaja dhe te femijeve tuaj”- eshte shprehur Demaj ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport”.
Por me çfare do te merret tani Kristian Demaj ne Gjermani? Sigurisht qe me boks. E thote vete ai kur shprehet: “Kur kam ardhur ketu, kam patur fatin te takoj pas shume vitesh nje mikun e tij, gjermano- turkun Firat Arslan, ish- kampion bote ne boksin profesionist pikerisht ne peshen 91 kg. Ai ka hapur nje palester, ketu jo larg shtepise time dhe si rrjedhoje kemi biseduar gjere e gjate per shume projekte.
Besoj se viti 2023 do te jete i ngjeshur per mua. Megjithate nuk kam deshire te bej plane afatgjate. Do perqendrohem maksimalisht tek ndeshja e rradhes dhe vetem pas do te mendoj per gjerat e tjera. Jam vetem 31 vjeç dhe besoj se kam shume per te dhene ne boksin profesionist”.
Te plote prononcimin e boksierit Kristian Demaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: