Vllaznia e atletikes siguroi te shtunen e kaluar trofeun e 28-te ne historine e saj te Kupes se Shqiperise dhe ky i rradhes ishte i 16-ti per te. Por nga ana tjeter, shkodranet kane tashme si objektiv edhe fitimin e titullit kampion ne garat qe do te zhvillohen muajin e ardhshem.

Kryetrajneri i ekipit shkodran Albert Marashi ne nje interviste te dhene diten e sotme per gazeten “Shkodra Sport” eshte ndalur fillimisht tek garat e Kupes qe u zhvilluan se fundi ne Elbasan dhe me pas ka folur edhe per kampionatin kombetar.

“Ndonese kishim mungesat e dy sportisteve cilesore si Franko Burraj dhe Leandro Çardaku, serish ia dolem te jemi te paret dhe te fitojme Kupen e Shqiperise si ekip, trofeu ky qe ishte i 28-ti per Vllaznine dhe i 16-ti rradhazi. Spikati mbi te gjitha atleti Endri Rakaj i cili fitoi dy gara dhe u vlersua si sportisti me i mire i aktivitetit.

Por nderkohe muajin e ardhshem do te zhvillohet edhe kampionati kombetar ku po ashtu synojme fitoren e titullit te 28-te dhe ne kete menyre do jemi shume prane barazimit te rekordit qe mbahet nga Partizani me 29 tituj te fituar. Megjithate objektivi jone eshte te festojme dhe 30 tituj ne menyre qe te shkruajme historine e ketij sporti”- eshte shprehur Marashi.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin tone ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: