Ditet e fundit eshte bere shume zhurme rreth futbollistit Matar Dieye. Sulmuesi senegalez u tha fillimisht se ka firmosur me Vllaznine, por me pas dolen lajme per probleme te tij me dokumentacionin apo dhe me testet mjekesore.

Nje situate aspak e kendshme, pikerisht atehere kur Vllaznia u mendua se gjeti nje sulmues tjeter per ta patur perveç Bekim Balajt per majen e ketij reparti. Deri me sot ka pase shume dilema dhe konferenca e shtypit e pragndeshjes me Partizanin, u ka dhene fund te gjitha atyre.

Ka qene vete trajneri Thomas Brdariç qe i pyetur ne lidhje me kete çeshtje, eshte shprehur ne kete menyre:

“Sulmuesi senegalez? Pikë së pari më vjen keq për këtë situatë, që u lajmërua si zyrtarizim kur gjithçka nuk ishte zyrtarizuar, nuk është bërë me qëllim. Drejtori dhe Albani u munduan që të sjellin këtu lojtarë me dokumentacioni dhe me rregulla të qarta, të motivuar që dëshironin të vinin të Vllaznia.

Në këtë rast, lojtari vendosi të ikte nga Shkodra. Ky është informacioni i fundit që kam, po mundohemi të gjejmë zgjedhje tjetër, por për mua nuk ndikon në ndeshjen e nesërme”./SHKODRASPORT:COM/