Vllaznia e ka nisur me fitore kampionatin e ri duke mundur 2-0 Apolonine ne ndeshjen e pare, ate te luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” pasditen e sotme.

Por ajo qe ka rene ne sy ne kete ndeshje, ka qene veprimi i trajnerit Brdariç ne fundin e saj. Ai nuk i eshte drejtuar dhomave te zhveshjes siç ndodh zakonisht pas vershellimes se fundit te arbitrit.

Trajneri gjerman i eshte drejtuar fushes dhe ka avancuar disa metra brenda saj dhe ka thirrur pas vetes edhe te gjithe lojtaret.

I ka mbledhur te gjithe ne forme rrethi, u folur pak sekonda dhe me pas ia ka lene fjalen mbrojtesit Mevlan Adili.

Ky i fundit ka hyre ne mesin e rrethit dhe ka bertitur 4-5 here me sa force kishte ne anglisht: Who is the winner? Dhe lojtaret e tjera dhe te gjithe pjestaret e stafit, pas kesaj pyetje, bertisnin me te madhe te gjithe njeherazi: Vllaznia!

Ndiqni me poshte kete video shume emocionuese çka tregon edhe njehere tjeter se pika me e forte e kesaj Vllaznie te sivjetme, pritet te jete uniteti./SHKODRA-SPORT.COM/