Ka lindur ne Kukes para 18 vitesh por futbollin e ka filluar ne Tirane, fillimisht me ekipin e Kinostudios dhe me pas me Tirana AS dhe ne sezonin e fundit me Tiranen, por prej pak kohesh i eshte bashkuar ekipit kampion te Shqiperise, Vllaznise se Shkodres.

E kemi fjalen per futbollisten Jehona Coka. Sulmuesja anesore eshte vene tashme ne dispozicion te trajnerit Lika dhe nderkohe diten e djeshme eshte prezantuar edhe para mediave si nje prej blerjeve te Vllaznise. Ne prononcimin e saj te pare si lojare e kesaj skuadre, ajo eshte shprehur:

“Nuk ishte e veshtire per mua ta beja kete zgjedhje sepse çdo lojtare ne kampionatin shqiptar, e ka synim dhe enderr te luaje per nje ekip si Vllaznia qe ka shkruar edhe historine ne futbollin shqiptar te femrave.

Per keto arsye, i thashe menjehere “po” drejtuesve te Vllaznise dhe sot jam pjese e kesaj skuadre. Por dua te them edhe diçka tjeter: Ka qene babai im shtysa kryesore qe une te jem sot ketu, sepse eshte nje tifoz i flakte i Vllaznise dhe i Shkodres.

Une premtoj te bej me te miren per ekipin dhe e di qe ka konkurence, por i takon stafit teknik te vendose se kush do te luaje. E sigurte eshte qe per ato minuta te cilat une do te kem ne dispozicion, do te jap maksimumin tim. Po pres me padurim qe te luaj dhe natyrisht edhe te shenoj per skuadren time te re.

Dhe kur te ndodhe kjo, jam i sigurte se babai im do te gezohet ne rradhe te pare qe shenoi Vllaznia dhe sigurisht qe vajza e tij dhe prandaj shpresoj shume qe ta bej krenarë”./SHKODRA-SPORT.COM/