Mesditen e sotme Shkodra dhe shkodranet i kane dhene lamtumiren e fundit nje njeriu i cili i pat lumturuar jo pak me klasin dhe talentin e tij, legjendes se volejbollit Gjino Mjeda.
Permes nje ceremonie te thjeshte dhe familjare, njeriu qe ka shkelqyer ne parketet e pallateve te sportit eshte percjelle per ne banesen e fundit, pa nderime te veçanta. Te pranishem ne kete ceremoni kane qene familjare, shoke e miq te tij, nderkohe qe kane munguar pushtetaret dhe drejtuesit e sportit ne Shkoder!!!
Gjino Mjeda ka qene nje njeri i thjeshte qe asnjehere nuk ka dashur te bjere ne sy dhe duket se edhe lamtumiren na e dha ne kete menyre. Ai u nda nga jeta diten e djeshme ne moshen 67 vjeçare duke mos arritur dot t’i rezistonte nje semundje te rende qe e mundonte prej kohesh.
Nderkohe kolege te tij sportiste kane vleresuar talentin e jashtezakonshem qe ai ka ka poseduar me te cilin arriti te bente per vete te gjithe. Lamtumire Gjino Mjeda!