Një person që merret me sport përgjithësisht bëhet një njeri shumë i fortë për të ardhmen. Shpeshherë dhe i suksesshëm. Në fakt kështu ka ndodhur me dy ish- boksierë të Vllaznisë së viteve ’90, vëllezërit Ndou, Mondi dhe Gjovalini. Ata nuk u morën gjatë me sportin e tyre të preferuar, por emigruan për një jetë më të mirë dhe në fakt ia kanë dalë.
Kanë krijuar tashmë biznesin e tyre, kompaninë LCF Elektro me qendër në Angli, por tashmë e spostuar edhe në Gjermani. Një kompani që merret me instalimet elektrike dhe që po bashkëpunon me firmat e njohura botërore.
Ditët e fundit, ato kane ftuar per te vizituar ne Gjermani edhe presidentin e KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe kolegun e tij Artan Brahimi, duke diskutuar me to edhe mundesine e bashkepunimit ne Shqiperi me nje biznes te tille.
Po me çfare merret konkretisht LCF ELEKTRO? Ajo merret kryesisht me instalime elektrike ne “DATA CENTER”, qendra te ruajtjes se informacionit te kompanive te njohura boterore dhe konkretisht po bashkepunojne me nje forme te njohur boterore siç eshte ajo “Amazon”.
Nga ana tjeter, vellezerit Ndou pavaresisht se jane te fokusuar tek biznesi i tyre dhe zgjerimi i aktitetit, nuk kane hequr dore edhe nga pasioni i tyre i rinise- boksi. Me 30 mars, sebashku me kolegun e tyre Melser Abdyli kane vendosur te organizojne ne Shkoder nje event te boksit profesionist qe nuk eshte realizuar asnjehere me pare ne vendin tone.
Gjergj KOLA