Ekipi i femrave te Laçit (Atletik) eshte perpjekur mjaft sot per te bere diçka me shume por nuk ia ka dale ndaj Vllaznise duke pesuar nje humbje te thelle ne shifrat 0-10, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Megjithate per trajnerin e ekipit laçian Elis Legata nje humbje e tille ne keto shifra nuk duhet te jete shqetesuar kur pesohet ndaj Vllaznise, nje skuader e cila ka ne rradhet e saj shume lojtare te ekipit kombetar, nder te cilat edhe nje si Megi Doçi qe shenon gola te rralle.
“Normalisht që dihet disniveli i kampionatit shqiptar. Ne jemi një skuadër në rritje. Të them të drejtën ekipi u mundua të luante futboll. Njerëzit mund të thonë që 10-0 është një rezultat i thellë, por në fakt të pësosh 10 gola nga Vllaznia nuk është një shifër e habitshme.
Vllaznia është një ekip plot lojtare të ekipit kombëtar, ka një lojtare si Megi Doçi, e cila shënon gola që rrallë herë shënohen edhe në kampionatin e meshkujve.
Me moshën e re që ekipi ka, them se do të bëjmë mirë në vitet në vazhdim. Të luash kundër këtij ekipi sjell edhe lodhje të madhe fizike, por dua t’i falenderoj me të vërtetë vajzat për paraqitjen e bërë”- eshte shprehur Legata ne prononcimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/