Vllaznia arriti të kualifikohej për në finalen e Kupës ditën e sotme, teksa triumfoi minimalisht ndaj Laçit.

Pas ndeshjes gëzimi te Vllaznia ka qenë i madh, teksa kjo shihet qartë edhe te festa e skuadrës pas përfundimit të ndeshjes.

Në videon e postuar nga klubi, shihet festa e çmendur e lojtarëve të Vllaznisë, teksa në mes të tyre qëndron trajneri Tomas Brdariç.

Të pranishëm janë edhe drejtuesit e klubit, me në krye sponsorin Xhaferi, i cili gjithashtu bëhet bashkë me lojtarët dhe trajnerin për të festuar. Në finalen e Kupës shkodranët do të përballen me Skënderbeun, që eliminoi ditën e sotme Teutën.

https://fb.watch/4SRWwR_6rr/