Çelsi, PSG, Real Madrid, keto do te jene ekipet me te cilat Vllaznia e femrave do te ndeshet ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes. Nje short “bombe” qe padyshim ka gezuar te gjithe opinionin sportiv sepse ne Shkoder do te zbarkojne gjigandet e futbollit europian, por nga ana tjeter, shtohen veshtiresite per ekipin kampion te Shqiperise.

Pas hedhjes se shortit, gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar njeren prej lojtareve titullare te ekipit shkodran, pikerisht mbrojtesen Luçije Gjini e cila eshte shprehur ne kete menyre ne prononcimin e saj.

“Nuk kishte si të ishin ekipe më të vështira se kaq. Bëjmë pjesë në grupin më të fortë, kështu që nuk do të jemi të plogësht, por do të shohim vlerat tona, sa mund t’ia arrijmë e t’ia dalim. Kisha dëshirë të kishim kundër Arsenalin dhe Juventusin.

Gjithsesi do të jetë një privilegj i madh për ne, që skuadra të tilla Real Madrid, Chelsea apo PSG të jenë këtu, në stadiumin tonë dhe të gjithë sportdashësit të kenë mundësinë t’i ndjekin nga afër këto ekipe. Futbolli është plot surpriza, do të japim më të mirën tonë dhe besoj se do të kemi rezultate pozitive”- eshte shprehur Gjini.

Kujtojme qe ndeshjet e Vllaznise ne kete kompeticion do te startojne me 20 tetor me perballjen ndaj Realit te Madridit qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18.45./SHKODRA-SPORT.COM/