Evertoni pësoi një humbje të rëndë në shtëpi, duke u mundur me rezultatin 1-3 nga Uolves në takimin e vlefshëm për javën e 25 të Premier Ligës angleze. Përveç rezultatit që ishte befasues jo pak për tiofozerinë vendase, në stadiumin ‘Goodison Park’ ishte dhe një skenë që solli jo pak të qeshura.
Në pjesën e dytë, në fushën e blertë ka hyrë një mace e zezë e cila për gati dy m,minuta është vërdallisur nëpër fushë. Menjëherë kanë hyrë edhe kujdestarët e stadiumit për të larguar macen nga fusha, por nuk e kanë pasur shumë të lehtë që ta kapin.
Tifozët të cilët besojnë në fatin e maces së zezë dhe te bestytnitë janë të bindur se kjo mace i solli ters skuadrës së Evertonit. Shkak për këtë u bë fitorja e Uolvesit pikërisht në takimin kur macja hyri në stadium. Fitorja e fundit që ‘ujqërit’ kishin marrë ndaj Evertonit në transfertë, është në vitin e largët 1979./vipsport/