Armando Sadiku duket se ka lënë pas dëmtimin e gjatë në ligament dhe operacionin, për tu rikthyer sërish në fushën e lojës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, që është pjesë e ekipit të Levantes në La Liga, ka lënë palestrën dhe sallat e mbyllura të stërvitjes, për të zbritur në terrenin me bar natyral, ku tashmë ka nisur sërish stërvitjen me top.

Gjatë ditës së sotme, futbollisti ka kryer seancat e para në fushat stërvitore të Levantes, teksa shihet se është duke punuar veç skuadrës, për të arritur sa më parë formën më të mirë, që i krijon mundësinë të rikthehet në fushë edhe për të luajtur rregullisht.

Ky muaj mund të shërbejë si fazë përgatitore për sulmuesin kuqezi, ndërkohë që në fillim të vitit të ardhshëm ai pritet të jetë gati për Levanten. Mungesa e tij është ndierë jo pak dhe në ekipin kombëtar.

Në disa video të publikura nga vetë futbollisti në profilin e tij në instagram, sulmuesi kuqezi tregon që ka etje për golin. Për më tepër ndiqni videot.

https://www.instagram.com/armandosadiku_10/?utm_source=ig_embed