Mançester Siti ka arritur të marrë sot një fitore shumë të rëndësishme në një transfertë delikate, duke mundur me rezultatin 0-2 skuadrën e Kirstal Palas. “Qytetarët” i janë falur dy golave të shënuar në pjesën e parë të takimit, teksa në të dytën kanë tentuar më pak duke qenë si duket të kënaqur me atë rezultat të pjesës së parë.
Fillimisht ishte Gabriel Zhezus ai që ka shënuar golin e parë duke kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 39 dhe vetëm 2 gola më vonë ka ardhur edhe goli i dytë.
David Silva ka qenë ai që ka vulosur takimin duke ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet në vendin e dytë në klasifikim me 5 pikë më pak se Liverpuli.
Javën e ardhshme, Siti pret në shtëpi Aston Vijën teksa Liverpuli, ka një takim shumë të vështirë përballë Mançester Junajtidit në transfertë. Liverpuli ka edhe një ndeshje më pak dhe ka mundësi ta çojë diferencën sërish në +8 pikë. /VipSport/