Ne janar eshte rikthyer nga Italia dhe pavaresisht ndonje oferte tjeter qe ka patur, ka zgjedhur t’i bashkohet Basanias. Nisur nga maredheniet me drejtuesit dhe lojtaret e ketij ekipi, por edhe duke besuar tek projekti i kesaj skuadre dhe synimet e saj per t’u ngjitur nje kategori me lart.

Mesfushori Mario Kola dje eshte pare tejet i lumtur sepse objektivi i skuadres u arrit dhe emocionet e arritjes se ketij suksesi i ka shprehur edhe ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport” ku ka vleresuar shume edhe figuren e presidentit te ketij klubi Ermir Shimaj.

‘Padiskutim shumë emocione. Ishte një ndeshje e vështirë. Fitorja ishte një detyrim për të siguruar vendin e parë dhe ia arritëm. Një kënaqësi më vete, por besoj kemi bërë një ndeshje të mirë. Që me ftesën e presidentit Shimaj, që është me të vërtetë një person model dhe një president që duhet ta kenë shembull çdo president në Shqipëri, nuk e mendova dy herë.

Duke parë edhe grupin, besuam deri në fund për të arritur qëllimin. Ishte mjaft e vështirë, pasi edhe ekipet e tjera u forcuan shumë në fazën e dytë, por me sakrificën e djemve dhe me ndihmën e trajnerit Hasanaj. Celësi i suksesit ishte fryma e grupit, kemi qenë një familje dhe besoj se kjo ka qenë një ndër gjërat më pozitive’- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e futbollistit te Basanias Mario Kola mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: